Humbin dy fëmijë në Hajvali

Dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë kanë humbur dje dhe familja e tyre janë duke i kërkuar.

Rasti ka ndodhur në Hajvali të Prishtinës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy prindërit kanë raportuar se fëmijët  janë larguar nga shtëpia dhe se ata nuk kanë dijeni për vendndodhjen e tyre.

Policia ka konfirmuar se janë duke e hetuar rastin.