Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Hetimi i rasteve i kushton policit me djegien e makinave

Hetimi i një rasti besohet të jetë motivi që një policit nga rrethi i Istogut i është djegur makina për herë të dytë.

Policia njoftoj se mesnatën e së premtes policit L.E. i ishte djegur makina në oborrin e shtëpisë së tij në Banjë të Istogut.

KALLXO.com ka arritur të siguroj një pjesë të dosjes ku përshkruhen motivet e kësaj ngjarje.

Dy persona tashmë janë arrestuar njëri prej tyre i mitur. Në dosje shkruhet se i dyshuari ka pranuar se ka djegur makinën dhe atë e ka bërë në shenjë hakmarrje për një rast qe ka zhvilluar polici ndaj vëllait të të dyshuarit.

I njëjti sipas dosjes ka pranuar se edhe makinën e parë të policit ai e kishte djegur

Gjatë ditës gjykata në Istog i ka caktuar 30 ditë paraburgim të dyshuarit për këto veprime.

Të pyetur për rastin zyrtarë të prokurorisë së Pejës kanë konfirmuar se kanë dyshime që i njëjti person ka kryer dy djegiet e makinave të policit.

“I njëjti person dyshohet edhe për zjarre vënie të veturës se policit gjatë vitit të kaluar” ka thënë Shkodran Nikçi zëdhënës në Prokurorinë e Pejës.

 

Pejë – Ia dogjën veturën policit, arrestohen dy të dyshuar