Gruaja në Istog arrestohet për keqtrajtim të fëmijës së mitur

Një grua në Istog është arrestuar para dy ditëve nga policia nën dyshimet për keqtrajtim të fëmijës së saj.

Sipas policisë, e dyshuara është arrestuar pasi dyshohet se e kishte rrahur djalin e saj të mitur.

Fëmija, sipas policisë, ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, e dyshuara për rrahje të fëmijës së saj është dërguar në mbajtje.