Ilustrim

Gjilan - Gjuan me armë në aheng familjar, arrestohet nga policia

Përdorimi i armës në një aheng familjar, ka bërë që Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit ta arrestoj një burrë të komunitetit serb për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.

Policia sqaron së nga i dyshuari mashkull është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.