Gjakovë, vdes një grua pas aksidentit

Policia e Kosovës njofton se në Spitalin Rajonal të Gjakovës ka vdekur një grua e cila ishte duke u trajtuar si pasojë e plagëve të pësuara gjatë një aksidenti trafiku.

Sipas njoftimit aksidenti kishte ndodhur më 12 maj të këtij viti.

Në raportin policor thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në obduksion.