Ilustrim

Gjakovë: Babë e nënë arrestohen lejuan fëmijët të lypin në rrugë

Në Gjakove janë arrestuar prindërit e dy fëmijëve pasi. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një grua të dy K/ Egjiptian pasi dy fëmijët e tyre janë hasë në rrugë duke kërkuar lëmoshë. Fëmijët së bashku me punëtorët e QPS-së janë dërguar në shtëpinë e tyre”, thuhet në njoftimin e forcave të rendit.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit, njëri është dërguar në mbajtje kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.