Filmohet rrahja masive me karriga në Gjilan

Një rrahje massive në mes dy grupesh është filmuar sonte në qytetin e Gjilanit. Mysafirët e restorantit që ndodhet në një pompë të karburanteve kanë parë një rrahje ku janë përfshirë mbi 5 persona dhe ku janë përdorur mjetet e forta.

KALLXO.com ka siguruar një video nga përleshja. Grushte gota të gjuajtura në drejtim të njerëzve janë disa prej pamjeve. Më të rëndat janë kur personat në këtë ngjarje godasin njëri tjetrin me karrige.

KALLXO.com ka tentuar të komunikoj me policinë për të kuptuar nëse është arrestuar ndonjë person për këtë rast por ende nuk ka marrë përgjigje.