Ilustrim

Ferizaj, goditet këmbësori me veturë

Në Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin ka mbetur i lënduar një person.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari i cili ishte duke drejtuar veturën e tij e ka goditur një këmbësor.

Viktima ka pësuar lëndime trupore.I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 00:39.