Ilustrim

Dumnicë - Granata e dorës gjendet para lokalit

Disa banorë nga fshati Dumnicë i Podujevës, ka njoftuar Policinë se kanë gjetur një mjet të dyshuar shpërthyes në afërsi të një kafiterie.

“Raportohet se tre dëshmitarë të gjithë K/Shqiptarë afër një kafiterie  kishin vërejt një mjet të dyshuar shpërthyes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, mjeti i dyshuar ka qenë një granatë dore e cila është tërheqë nga veni i ngjarjes pa ndonjë incident, kurse pas veprimeve të ndërmarra është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe mbetet të hetohet”, ka njoftuar Policia.