Ilustrim

Drenas - Sulm ndaj personit zyrtar, arrestohen dy të dyshuar

Dy persona të dyshuar janë arrestuar nga Policia, pasi që të njëjtit kanë penguar një person zyrtarë.

Siç njofton Policia personi i cili është penguar nga të dyshuarit ka qenë duke i bartur me veturë zyrtare disa persona të lënduar në një aksident trafiku.

Rasti ka ndodhur në Drenas dhe dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar të cilët pas një mosmarrëveshje e kishin penguar dhe  sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar i cili në atë moment kishte qenë duke bartë me automjet zyrtar disa persona të cilët ishin trajtuar në shtëpinë e shëndetit për shkak të lëndimeve në aksident trafiku. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia.