Dosja: Policët e Ferizajt morën 400 euro për të fshirë dënimin e trafikut

Katërqind euro dyshohet se kanë kërkuar dy polic të rajonit të Ferizajt për ti mundësuar një qytetari që ndalesa e vozitjes së veturës për gjashtë muaj mos të zbatohet

Dy policët H.D. dhe M.M i kishin kërkuar qytetarit B.R. 400 euro për të mos e vendosur në ekzekutim dënimin për ndalimin e drejtimit të makinës.

Gjykata e Ferizajt ka njoftuar se për rastin ishte informuar IPK dhe duke përdorur masat e fshehta ishte arritur që dorëzimi i parave të kryhej nënë masat e fshehta.

M.M ishte takuar të premten me qytetarin dhe nga ai në një pako të cigareve kishte marrë shumën prej 400 eurosh. M.M ishte arrestuar në dajle të restorantit ndërsa pas disa orësh edhe kolegu i tij H.D u arrestua.

Gjykata ka njoftuar se ka caktuar masën e arrestit prej 30 ditësh për dy policët ndërsa hetimet e drejtuara nga Prokuroria e Ferizajt pritet të përfundojnë së shpejti.