Djegia e veturave në Mitrovicën Veriore, Policia po heton për zjarrvënie të qëllimshme

Dy vetura ishin djegur natën e tre janarit në Mitrovicën Veriore.

Kallxo pati siguruar video ku shihen veturat duke u djegur në rrugën ‘Cika Jovinoj’.

Policia pati thënë se nga informacionet e para shkak i djegies së njërës nga veturat, e ku me pas zjarri kishte përfshire edhe një veture tjetër, ishte një defekti në motor.

Gjatë kësaj ngjarje nuk ka pasur asnjë të lënduar, mirëpo dy ditë me vonë nga hetimet e policisë rezulton se veturat nuk janë djegur për shkak të defektit në motor.

Zëvendësdrejtori i Policisë për Mitrovicën Veriore, Besim Hoti i kontaktuar nga Kallxo.com, ka thënë se nga hetimet të cilat është duke i bërë Policia dhe informacionet që kanë mbledhur nga tereni, kanë rikualifikuar veprën dhe janë duke bërë hetimet në drejtim të veprës penale “Zjarrëvenie”.

“Tash jemi duke punuar në drejtim të kundërt, fillimisht jemi bazuar në informacionet të cilat kanë qenë fillestare, për mundësitë e djegies vetë mirëpo në bazë të raporteve tash që janë siguruar dhe në bazë të zhvillimit të hetimeve tash e kemi rikualifiku rastin, tash dyshohet se është vepra zjarrëvenie”, tha Hoti.

Në këtë rast janë dy të dëmtuar, automjeti i njërit nga të dëmtuarit nuk ka qenë cak, por kur është djegur njëra veturë,  është prekur edhe vetura tjetër që s’ka pasur të bëjë me cakun e sulmit.

“Në këtë rast cak i sulmit ka qenë vetura e të dëmtuarës – grua, por hetimet janë duke vazhduar dhe mbetet që hetuesit policor të sqarojnë dyshimet, motivin e zjarrëvenies “, shtoi Hoti.