Ilustrim

Digjet shtëpia në Lipjan shkaku i kabllos

Një kabllo e energjisë elektrike ishte shkak që një shtëpi në Lipjan u përfshi nga zjarri në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme.

Në njoftimin e policisë thuhet se pronari i shtëpisë ka raportuar se si pasojë e një kablloje të rrymës është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij.

Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.

Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.