Foto: Ilustrim

Burri ushtron dhunë psikike ndaj gruas pasi mori kërcënime nga vëllai i saj

Policia njofton se një person ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas së tij, pasi më parë është kërcënuar nga vëllai i saj.

Sipas Policisë, gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se përmes telefonit është kanosur nga vëllai i bashkëshortes.

“Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë arrestuar”, njofton Policia.

Pas intervistimit, siç njofton Policia, njëri është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.