Burri nga Prizreni lëndohet pas kontaktit me rrymën

Një burrë teksa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike ka rënë në kontakt me elektricitetin dhe është lënduar.

Incidenti ka ndodhur në fshatin Atmaxhe të Prizrenit, dje rreth orës 16:00.

Në vendin e ngjarjes ka dalë emergjenca dhe i ka dhënë ndihmë mjekësore e më pas e ka transportuar në Spitalin Rajonal.

Sipas mjekëve viktima ka lëndime të lehta dhe pas tretmanit lirohet për në shtëpi.