Gjilani

Burrë e grua arrestohen për rrahje të prindërve të burrit

Policia në rajonin e Gjilanit ka raportuar për një rast të dhunës në familje në Gjilan.

Sipas njoftimit, mbrëmë pas mesnate policia ka arrestuar një burrë dhe një grua pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në familje kanë sulmuar fizikisht prindërit e të dyshuarit.

Viktima grua ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje.