Viti: Katër të arrestuar pas raportimit të KALLXO.com

Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë  e Gjilanit  ka filluar një bastisje të një bastore në Viti.

Ky aksion i policia ka përfunduar sot me sekuestrimin e dhjetëra kompjuterëve dhe arrestimin e katër personave të dyshuar.

Kjo bastore është bastisur nga ana e policisë pas filmimeve që KALLXO.com i kishte kryer disa ditë më parë.

Përveç bastores, cak i bastisjeve kanë qenë edhe dy lokale të kazinove.

Sipas raportimit të KALLXO.com, makineritë e njohura si ‘aparatet’ janë zëvendësuar nga kompjuterët elektronikë.

KALLXO.com ka siguruar prova se në njërin nga lokalet që janë bastisur sot këto makineri kanë qenë duke funksionuar.

Dy netë më parë hulumtuesit e KALLXO.com, kishin arritur që të luanin brenda njërit prej këtyre lokaleve.

Sistemi i luajtjes ishte i thjeshtë, mjaftonte që të mbushni llogarinë dhe kompjuteri aktivizohej në mënyrë automatike.