Foto: Ilustrim

Babai e raporton në Polici ngacmuesin e vajzës së mitur

Një prind në qytetin e Pejës ka raportuar në Policinë e Kosovës për ngacmimin seksual të vajzës së tij të mitur nga një i rritur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, vajza e mitur, e lindur në vitin 2005 ishte ngacmuar seksualisht brenda objektit të shkollës fillore.

Pas raportimit nga ana e prindit, Policia e Kosovës ka reaguar dhe ka arrestuaar personin e dyshuar.

I njëjti me vendim të Prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.