Foto: Ilustrim

Arrestohet një person për kontrabandë me migrantë në kufirin Kosovë- Serbi

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 20:00 ka arrestuar një person nën dyshimin për kontrabandë me migrantë në afërsi të kufirit Kosovë – Serbi në Mutivodë.

“Lidhur me rastin njësia policore ka arritur të arrestojë të dyshuarin mashkull K-Shqiptar i cili ishte në kërkim policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të forcave të rendit.