Foto: Ilustrim

Arrestohet një person, në shtëpi iu gjetën dy pushkë automatike, uniformë ushtarake dhe të policisë

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person pasi i njëjti mbante në shtëpi armëmbajtje pa leje.

Sipas Policisë, të dyshuarit iu sekuestruan si prova materiale dy pushkë automatike, tre karikatorë, 127 copë fishekë, një uniformë ushtarake dhe një xhaketë të policisë.

“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Rasti ka ndodhur në mëngjesin e ditës së djeshme në Gjakovë.