Arrestohet i dyshuari për disa vepra penale falë bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë

Policia e Kosovës pasi kërkoi ndihmën e qytetarëve për identifikimin e vendndodhjes së personit të dyshuar për disa vepra penale Tim (Deli) Kajtazi, falë bashkëpunimit me qytetarë ka arritur ta arrestojë të dyshuarin.

Sipas njoftimit të Policisë, Tim Kajtazi, 38 vjeç nga Istogu po kërkohej si i dyshuar për 2- (dy) raste për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”; 1- (një) rast për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”; 1- (një) rast për veprën penale “Dhunë në familje”; 1- (një) rast për veprën penale “ Shmangie nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore”.

 

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia, qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar për pesë (5) raste të veprave penale

Pejë, 3 dhjetor 2019

Policia e Kosovës -Drejtoria Rajonale  e Policisë në Pejë, me datë 18.10.2019, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar TIM ( Deli) Kajtazi, i cili kërkohej për:

 

  • 2- (dy) raste për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
  • 1- (një) rast për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
  • 1- (një) rast për veprën penale “Dhunë në familje”
  • 1- (një) rast për veprën penale “ Shmangie nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore”

 

Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 02.12.2019 është bërë arrestimi i tij nga njësitet policore të DRP-Pejë.

 

I dyshuari i lartcekur është dërguar ne vuajtje dënimi në Qendrën Korrektuese Dubravë.

Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt.

Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës e ndihmuan qytetarët dhe falënderojmë të gjithë për besimin dhe shtimin e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit.

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun

Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë

Rruga “Mbretëresha Teutë” Pejë

Tel: 038 5080 5050, 038 5080 5098

E-mail: [email protected]

FORMA E PERSONIT NE KERKIM Tim Kajtazi 1