Arrestohen tre persona në Gjilan, u rrahën mes vete

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona, pasi të njëjtit pas një zënke janë rrahur mes vete.

Sipas Policisë, të dyshuarit kanë përdorur edhe shufra metali.

Si pasojë e kësaj dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.