Ilustrim

Arrestohen në kufi katër persona, u kapën me drogë në veturë

Policia ka arrestuar tre shtetas të Shqipërisë pasi që gjatë kontrollit të automjetit të tyre në pikën kufitare Vermicë, është gjetur dhe konfiskuar 11 qese plastike me marihuanë.

Arrestimi ka ndodhur gjatë ditës së djeshme ndërsa policia ka treguar se nga të dyshuarit janë konfiskuar katër telefona celularë, një veturë me targa të Shqipërisë.

Me vendim të prokurorit kujdestar tre të dyshuarit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes.

Policia ka njoftuar edhe se dyshohet edhe që dy të dyshuar të tjerë shqiptarë të Shqipërisë kanë qenë me veturën e lartcekur por të njëjtit kanë kaluar kufirin në këmbë.