Arrest/Ilustrim FOTO-KALLXO.com

Arrestohen në flagrancë të dyshuarit në Prishtinë për dhënie dhe marrje ryshfeti

Me qëllim të kryerjes së një pune, dy persona të dyshuar dyshohet se kanë dhënë dhe marrë ryshfet.

Policia ka bërë të ditur se për këtë rast, gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy personat e dyshuar.

Sipas policisë, të njëjtit janë zënë në flagrancë duke dhënë dhe marrë ryshfet në këmbim të kryerjes së një pune.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.