Aksident në Llapushnik, 6 të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e pasdites në aksin rrugor Prishtinë-Pejë saktësisht në afërsi të fshatit Llapushnik.

Burime zyrtare të policisë kanë konfirmuar se nga përplasja e dy makinave janë lënduar gjashtë persona.

Gjatë ditës në aksin tjetër atë në drejtim të Prizrenit në aksident trafiku ka vdekur një person.