
Foto: Ilustrim
Aksident në Klinë, një i lënduar shkoi në ambulancë, Policia gjeti një person të vdekur në veturë
15.12.2024 - 15:59
Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti në Volljakë të Klinës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tregon se pasi që një person i lënduar nga aksidenti u paraqit në QMF-në në Volljakë, Policia doli në vendin e ngjarjes dhe gjeti një person të vdekur në veturë.
“Një i lënduar është paraqitur në QMF në Volljakë të Klinës rreth orës 10:00 sot. Mjeku kujdestar ka njoftuar policinë se personi i lënduar ka raportuar se ka qenë i përfshirë në një aksident. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe mjeku kujdestar. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi të gjetur në veturë. I lënduari pas trajtimit në Emergjencën e Pejës është liruar për në shtëpi”, deklaroi Gashi.