Aksident me një të lënduar në Lagjen e Spitalit

Një aksident trafiku ka ndodhur para dy orësh në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Në këtë aksident janë të përfshira dy të vetura.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, thotë për KALLXO.com se një person ka pësuar lëndime.

Detaje të tjera lidhur me këtë rast nuk dihen ende.