Vjedhje, Ilustrim

22 kompjuterë vidhen nga lokali i “Play Station” në Klinë

Një vjedhje e rëndë është raportuar se ka ndodhur në një lokal të “Play Station”, në sheshin Mujë Krasniqi në Klinë.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, kur pronari i lokalit ka raportuar në polici se persona të panjohur me përdorim të forcës kanë depërtuar në lokalin e tij.

Policia ka bërë të ditur se në lokal janë vjedhur 22 kompjuterë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin.