Policia po kërkon ndihmë për gjetjen e një personi

Policia e Kosovës është duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e një personi.

Personi në fjalë është Edon Bytyqi, 28 vjeçar.

Sipas Policisë ai po kërkohet pasi dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.