Foto: Ilustrim

Policia ndalon një person, u kap me armë

Policia ka ndaluar një person dhe gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar një armë-pistoletë, një karikatorë dhe pesë fishekë.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 12:00 në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

Sipas Policisë njëjti kishte  leje të skaduar për bartjen e armës deri në poligon.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, ka njoftuar PK.