Policia kërkon ndihmë për kapjen e një të dyshuari për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e një të dyshuar nga fshati Dubovë të Pejës.

Personi i kërkuar është Shaban Prekaj, 27-vjeçar.​

Ai është i kërkuar për veprën penale “vjedhje e rёndё”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

  • 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
  • 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
  • E-mail adresa: [email protected]