Policia kërkon ndihmë për arrestimin e një të dyshuari nga Deçani - FOTO

Policia e Kosovë ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët që me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e Veton Memajt.

Veton Memaj, 29-vjeçar është i kërkuar për veprat penale “lëndim i rёndё trupor” dhe “mbajtje nё pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar tё armëve”.

Sipas kërkesës së Policisë, i dyshuari është nga Deçani.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë)  039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë; E-mail adresa: [email protected]

Ky është personi në kërkim nga Policia e Kosovës