Foto: KALLXO.com

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për të arrestuar këtë person (FOTO)

Policia e Kosovës, rajoni i Pejës ka publikuar fotografinë e një pesrsoni të dyshuar, të cilin janë duke e kërkuar tash e një kohë.

Policia e Kosovës, po kërkon bashkëpunim me qytetarët që të lokalizohet Zvonko Jeremiq, nga fshati Gorazhdec i Pejës.

Jermiq është i dënuar me aktgjykim të plotëfuqishëm për veprën penale “Kultivim i bimës së hashashit shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policer”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës, rajoni i Pejës kanë bërë të ditur se cdo të premte do të publikojnë persona në kërkim me qëllim që ata të jenë nën mbikëqyrjen e autoriteteve shtetërore të sigurisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]

Person i kerkuar nga Policia e Kosoves