Ilustrim

Policia jep detaje për sulmin e pretenduar të Endrit Shalës ndaj gazetarit

KALLXO.com ka raportuar orë më parë se gazetari i portalit ‘Indeksonline’, Ensar Ramadani, po pretendon se është sulmuar fizikisht nga ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka deklaruar se njësitë kompetente janë duke u marrë me rastin në fjalë.

“Sot rreth orës 20:00 është raportuar për një rast që ka ndodhur në QKUK. Pala ankuese ka raportuar rastin në stacion policor dhe njësitet kompetente po merren me rastin”, ka thënë Baki Kelani.

Gazetari pretendon se është grushtuar nga Endrit Shala, pasi ky i fundit ia ka kërkuar telefonin e ai nuk ia ka dhënë.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë me Endrit Shalën, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Disa orë më herët, KALLXO.com ka raportuar se një incident me të shtëna me armë zjarri ka ndodhur në lagjen Veternik të Prishtinës.

Policia e ka konfirmuar se një person është plagosur dhe një i dyshuar është arrestuar.

Gazetari pretendon se u rrah nga ministri Endrit Shala