Foto-ilustrim

Policia jep detaje për incidentin me armë zjarri në Veternik

KALLXO.com raportoi disa minuta më parë se një incident me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në lagjen Veternik të Prishtinës.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se një person është plagosur.

“Sipas informacioneve te para nga terreni viktima, i plagosuri, menjëherë është transportuar ne drejtim te QKUK, dhe gjendja shëndetësore sipas stafit mjekësor është stabile, jashtë rrezikut për jetë”, tha Kelani.

“Njësitet policore janë duke kryer hetime intensive lidhur ke rastin, përderisa janë edhe në kërkim të të dyshuarit/ve”, shtoi ai.

KALLXO.com merr vesh se rasti ka ndodhur afër një qendre tregtare që gjendet në këtë lagje të kryeqytetit.

Plagosje me armë zjarri në Veternik