Policia jep detaje për arrestimet në Podujevë për skema piramidale e bixhoz

Gjashtë persona janë arrestuar dje pas një urdhër-kontrolli në tri lokacione në Podujevë, lidhur me dyshimet e bazuara për veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Operacioni ka ndodhur në rrugët ‘Zahir Pajaziti’, ‘Nuhi Gashi’ dhe ’19 Qershori’ rreth orës 14:00.

Sipas Policisë, në të tri vendet janë arrestuar nga dy persona si të dyshuar për organizim të lojërave të fatit dhe janë konfiskuar 13 shtëpiza kompjuterike.

Policia njofton së janë konfiskuar pesë shtëpiza kompjuterike, një printer dhe 67.70 euro para të gatshme në lokacionin ‘Zahir Pajaziti’.

Në rrugën ‘Nuhi Gashi’ janë konfiskuar katër shtëpiza kompjuterike, tre printerë, disa tiketa dhe 56.25 euro. Gjithashtu edhe në lokacionin e tretë janë konfiskuar katër shtëpiza kompjuterike, një printer, disa tiketa dhe 165.45 euro para te gatshme.

KALLXO.com ka raportuar mbrëmë për këtë aksion të njësisë Policore të Podujevës. të mbështetur nga Njësiti për reagim te shpejtë, kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës së Prishtinës.

Gjashtë të arrestuar në Podujevë për skema piramidale e bixhoz

www.kallxo.com