Ilustrim

Policia gjen drogë nën veshjet e brendshme të të dyshuarit

Mbrëmë rreth orës 21:20 janë arrestuar dy persona të dyshuar të cilët janë zënë me drogë në Pikën Kufitare në Vërmicë.

Policia ka bërë të ditur se në veshjen e brendshme të njeri nga të dyshuarit dhe në veturën e tyre janë gjetur pesë qese të vogla me marihuanë, një qese me kokainë, një epruvetë e vogël me kokainë, një qese me pluhur të bardhë dhe dy copë mullinj për përpunimin e substancës narkotike, si dhe një thikë luftarake.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera për të dyshuarit nëse pas arrestimit janë dërguar në mbajtje,