Policia është vënë në kërkim të të dyshuarit për ngacmim të grave në Prishtinë (VIDEO)

Policia e Kosovës është vënë në kërkim të një personi të dyshuar për ngacmim të grave dhe vajzave në kryeqytet.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, është një person i gjinisë mashkullore që prek vajzat dhe gratë në mes të rrugës.

I njëjti person është incizuar në raste dhe muaj të ndryshëm duke ngacmuar gra e vajza.

Sipas disa qytetarëve, pamjet janë marrë kryesisht në lagjen “Tophane” të kryeqytetit.

Policia e Kosovës thotë se për këtë rast është njoftuar dje rreth orës 13:00.

“Informata është duke u trajtuar nga ana e hetuesve policorë, të cilët  aktualisht janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, tha për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Florie Ahmeti.

Këto janë pamjet e publikuara në rrjetet sociale lidhur me personin e dyshuar.


.