FOTO: KALLXO.com

Policia bllokon rrugën pas përleshjes me armë zjarri në 'Mati 1'

Policia e Kosovës e ka bllokuar në tërësi rrugën “Muharrem Fejza” ku para pak minutash ndodhi një incident i armatosur.

Nga të shtënat me Kallashnikov sipas QKUK-së është vrarë një person e janë plagosur tre të tjerë.

Ende nuk dihen rrethanat e incidentit.

Këto janë fotot nga vendi i ngjarjes, ku shihet bllokimi i rrugës “Muharrem Fejza”, në lagjen “Mati 1”, në Prishtinë.