Foto: KALLXO.com

Sukses i Policisë Arrestohen Hajnat e Prizrenit

Tre persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme për një vjedhje që dyshohen se kanë kryer katër ditë më parë në Prizren.

Policia ka sqaruar se të dyshuarit kanë vjedhur shtëpinë e një personi.

Madje në shtëpitë e të dyshuarve janë kryer edhe kontrolle ku janë gjetur dhe janë konfiskuar gjësende si prova materiale dhe disa gjësende të tjera të vjedhura.

Të tre të arrestuarit janë intervistuar dhe për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Me vendim të këtij të fundit dy nga tre të arrestuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa njëri është liruar.