Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Policia arreston një person për grabitje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot të dyshuarin F.B. nën dyshimin se ka kryer një grabitje në Prishtinë.

Një grua kishte raportuar se përderisa ishte duke tërhequr disa të holla nga një bankomat, një person i kishte grabitur nga dora kuletën me para dhe i njëjti kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

“Lidhur me rastin, Policia e Kosovës e ka ndërmarr veprime të menjëhershme hetimore dhe operacionale dhe ka arritur që ta identifikoj dhe ndaloj personin e dyshuar F.B., i gjinisë mashkullore,  i cili është dërguar në stacion policor për t’iu nënshtruar procedurave ligjore. Rasti është kompletuar dhe ndaj të dyshuarit me urdhër të prokurorit  kompetent është inicuar procedurë e rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.