Polici qëllon lopën me armë zyrtare (FOTO)

Një incident i pazakontë ka ndodhur dje në Istog.

Një lopë është qëlluar nga një polic me armë zyrtare.

Burime te KALLXO.com brenda Inspektoratit të Policisë së Kosovës kanë konfirmuar se kafsha është qëlluar nga arma zyrtare, ndërsa zyrtari policor me gradën e rreshterit, është arsyetuar se ka qëlluar gabimisht pasi caku i tij ishin disa qen që po i rrezikonin fëmijët.

Rasti është duke u hetuar nga IPK për t’i sqaruat rrethanat.

KALLXO.com mëson se pronari i lopës dhe polici jetojnë në të njëjtën lagje.

Po ashtu, KALLXO.com ka siguruar foton e lopës së vrarë.