Polici i arrestuar në Pejë dyshohet se shantazhoi një grua me publikim të fotografive e videove

Një polic është arrestuar gjatë ditës së sotme nga ana e zyrtarëve të Inspektoratit Policor të Kosovës.

KALLXO.com mëson se polici me inicialet B.N. i cili punon në nën stacionin Policor në Gorazhdec të Rajonit të Pejës, dyshohet se e ka shantazhuar një grua se do t’i publikonte foto dhe video intime.

IPK me anë të një njoftimi ka treguar se polici po dyshohet për shantazh, kanosje dhe ngacmim.

KALLXO.com merr vesh se polici B.N. me anë të kërcënimeve ka shantazhuar gruan dhe ka ngacmuar atë me anë te disa fotografive dhe videove intime se do t’ia bënte publike.

Sipas IPK-së deri te arrestimi erdhi pasi një ankesë ishte drejtuar në departamentin përkatës të Inspektoratit.

Pas arrestimit, zyrtari policor është suspenduar.