Prapa grilave - Ilustrim

Podujevë - Paraburgim ndaj 8 të dyshuarve për lëndim të rëndë trupor

Tetë të dyshuarit për lëndim të rëndë trupor pritet të qëndrojnë një muaj në paraburgim, pasi që gjykata ua ka caktuar masën e sigurisë sipas kërkesës së Prokurorisë së Prishtinës.

Gjykata e Prishtinës, Dega në Podujevë, ka njoftuar ka pranuar kërkesën e prokurorisë që për 8 të dyshuarit të caktojë paraburgimin.

Sipas njoftimit, gjykata ka caktuar masën e paraburgimit ndaj L. S., L. J., A. S., E. H., R. K., M. H., A. K. dhe G. H. në kohëzgjatje prej një muaji pasi të njëjtit në bashkëkryerje dyshohen se kanë kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.

Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekziston rreziku i ikjes së tyre.

Poashtu gjykata ka gjetur se  të njëjtit mund të fshehin, ndryshojnë apo falsifikojnë provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarë, në të dëmtuarit, në bashkëpjesëmarrësit dhe dëshmitarët tjerë eventual, si dhe nëse do të jenë në liri të njëjtit mund të përsërisin veprën penale ose të kryejnë vepra të ngjashme penale.

Sipas komunikatës rezulton se të pandehurit janë udhëzuar në të drejtën e tyre për të paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit.