Podujevë - Djali i maskuar tentoi ta vrasë babain e tij

B. M. i akuzuar për tentim vrasje, sipas dosjes së Prokurorisë e kishte qëlluar disa herë me armë zjarri babain e tij.

Shkak për këtë siç shpjegon aktakuza e Prokurorisë ishte një mosmarrëveshje mes tyre rreth një prone.

Siç përshkruhet në dosjen e Prokurorisë djali i maskuar fillimisht i kishte folur në gjuhën serbe babait të tij dhe pastaj e kishte qëlluar me breshëri të plumbave në pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas aktakuzës, me datën 15 qershor të vitit 2006, në fashtin Repë e Ulët në Podujevë rreth orës 13:14 min, i akuzuari B. M. pas një konflikti të mëhershëm me babain e tij tani të dëmtuarin S. M. rreth pasurisë së përbashkët, ka hyrë në shtëpi i maskuar dhe me rroba të zeza i ishte drejtuar babit të tij me fjalët në gjuhën serbe ‘gde si’ që do të thotë ku je.

“Në distancë 3 deri 4 metra ka shtënë me revolen e kalibrit 7.65 mm dhe e godet në këmben e majtë e pastaj qëllon edhe 4 herë të tjera duke I shkaktuar plage në krahun e  djathtë, përreth shtyllës kurrizore dhe bark”, thuhet në aktakuzë.

Kallxo.com merr vesh se seanca ndaj të akuzuarit për plagosjen e babait të vet, ka dështuar të mbahet seacna ndaj të akuzuarit B. M. për  tentim vrasjen e babait të tij S. M.

Shkak për shtyrjen e kësaj seance ishte mungesa e të akuzuarit për të cilin ka njoftuar Policia e Podujevës  se i njëjti nuk është gjetur .

Seanca e radhës është caktuar për datën 27 dhjetor.