Ilustrim

Podujevë - Arrestohet pronari i një hoteli pasi u shërbeu klintëve

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person, pronar i një hoteli pasi u ka shërbyer klientëve duke mos përfillur kështu vendimin e qeverisë për mbyllje të bizneseve për shkak të coronavirusit.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë në Podujevë, rreth orës 23:30.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, një rast i ri me coronavirus është konfirmuar pak pas mesnatës në Kosovë.

Sipas njoftimit të Institutit të Shëndetit Publik, personi i prekur është një grua e ardhur nga Londra në Kosovë gjatë ditës së djeshme.

Deri sot 16 raste në janë konfirmuar me coronavirus në dhe është shpallur gjendje emergjente e shëndetit publik.