Ilustrim

Podujevë, aksident me katër të lënduar

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur dje në mëngjes në Podujevë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre burra dhe një grua.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori dhe me vendim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt.