Ilustrim
Po pastronte armën, plagosë vetën
Një person është vetplagosur aksidentalisht dy ditë më parë në Komunën e Gllogocit.
Sipas njoftimit të Policisë i njëjti fillimisht ishte duke e pastruar revolen e tij të cilën e kishte me leje ndërsa, më pas aksidentalisht i ka shkrepur revolja dhe është plagosur.
Viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komoran e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Pas marrjes së tretmanit mjekësor, i njëjti është liruar për shtëpi.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa kanë sekuestruar një revole, dy karikator, një gëzhojë dhe 16 fishekë.
Në lidhje me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.