Plagosje në Fushë Kosovë, i dyshuari po kërkohet nga Policia

Një plagosje ka ndodhur sot në Fushë Kosovë ku si pasojë një person ka mbetur i lënduar dhe tre të tjerë janë lënduar.

Policia ka bërë të ditur se ende janë në kërkim të personit të dyshuar për këtë plagosje.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policës së Kosovës në rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është plagosur. Lidhur me këtë rast janë shoqëruar në stacion policor tre persona, si dhe është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

Tutje ajo ka treguar se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Sipas Ahmetit ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë.

“Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë ajo.