Plagosja me armë në Fushë Kosovë, Policia jep detaje

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë që kanë ndodhur dje pasdite në Fushë Kosovë.

Në lidhje me këtë rast, gjashtë persona janë shoqëruar në Polici, të cilët ishin përfshirë në rrahje. I plagosuri ka pranuar tretman mjekësor.

Detajet e Policisë tregojnë se një person dyshohet se ka gjuajtur me armë dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes duke e lenë armën ne vendin e ngjarjes, e cila është sekuestruar nga njësitet policore.

Lidhur me rastin është arrestuar një person dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa personat e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Plagosje në Fushë Kosovë, i dyshuari po kërkohet nga Policia